Ish i dashuri i Sara Gjordenit, këngëtari Endrik Beba është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip mbrëmjen e së martës, gjë e cila nuk është pritur mirë nga modelja.
Gjatë një bashkëbisedimi me partnerin e saj në BBV, Sara u shpreh se problemi i saj nuk është romanca që kanë pasur 9 vite më parë, por tek “lloji i personit” që Endriku është.
Ndërsa Bardhi i kërkoi të mos ndërhynte nëse Endriku do ta provokonte gjatë lojës.
Sara: “Nuk është tek gjëra para 9 vitesh, por tek personi dhe lloji i personit që është, flet shumë. Nuk shqetësohem
Bardhi: Mos bëj panik, çdo gjë që të ndodhë këtu jemi. S’kam asgjë kundër teje, as të kaluarës, as atij çunit. Nëse më provokon në ndonjë pikë mos ndërhyj. Ke pasur çfarë ke pasur respekt, nuk kam kurrgjë kundër
Sara: Nuk do më shikosh në asnjë moment që të fus xixa, kurrë