Kontrata e depozituar nga kompania lobuese ‘Prism Group’ e kontraktuar nga Arben Ahmetaj incidentalisht kanë zbuluar dhe se ku banon aktualisht ish/zvkryeministri në arrati.
Synimi i lobimit është “të edukojë politikëbërësit mbi akuzat penale të pavërteta të ngritura ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”.
Marrëveshja mban datën 15 janar 2024 dhe do të vijojë deri më 16 korrik 2024. Kontrata parashikon pagimin e 150 mijë dollarëve për zbatimin e saj, nga të cilat 50 mijë paguhen menjëherë me nënshkrimin, ndërsa pjesa tjetër paguhet në 4 këste nga 25 mijë dollarë çdo datë 1 të muajit prill, maj, qershor dhe korrik. Pak ditë më parë doli në televizionin e Berishës për të akuzuar Ramën se donte ta bënte kokë turku. Gjatë intervistës nuk bëri publik vendndodhjen por tha se “nga 1 Janari jetoj në një shtëpi në pronësi të bashkisë të atij qyteti ku jetoj zyrtarisht”, gjë që linte të kuptohej se ai nuk po jetonte i fshehur, e se sipas të gjitha gjasave ka nisur procedurat për azil’
Zëri i Amerikës shkruan se Prism Group ndërkohë ka pajtuar si nënkontraktore zonjën Mary Catherine Andrews, me një të kaluar në institucione ndërkombëtare dhe në strukturat qeveritare amerikane, së cilës do t’i kalojë gjysma e shumës që do të paguhet nga ish zëvendëskryeministri e partnerja e tij. Arben Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Foto: Viale Stefano Franscini 11, Lugano, Switzerland
Pjesë e kontratës me kompaninë amerikane, ku shkruhet dhe adresa e Ahmetajt ( e vijezuar me te kuqe)
Pjesë e kontratës me firmën e lobimit Prism group e firmosur nga Arben Ahmetaj e Bashkeshortja dhe përfaqësuesit e firmës
/shqiptarja