Denoncoi burrin se e dhunoi dhe mbante të burgosur, gruaja tërheq akuzat: Kamerat i vendosa vetë!

Bashkëshortja e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, i cili u arrestua nga policia nën akuzën se kishte dhunuar dhe mbajtur të burgosur nënën e 4 fëmijëve të tij, ka tërhequr akuzat ndaj tij. Në një deklaratë për gazetarët është shprehur se nuk është dhunuar nga 34-vjeçari de se kamerat e sigurisë i kishte vendosur vetë.

E pyetur përse denoncoi të shoqin është shprehur se: “Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës”. Mësohet se kamerat e sigurisë ishin vendosur në çdo dhomë, si edhe jashtë banesës. Ka qenë kjo e fundit që ka denoncuar në polici 34-vjeçarin, i cili u vendos në pranga ditën e sotme (6 Shkurt). Asqeri Mandri mësohet se sapo ishte kthyer nga Gjermania. Çifti ishin prindër të 4 fëmijëve dhe jetonin në zonën e Kodër-Institut.

Pjesë nga biseda me gazetarët:

Nuk kam asnjë lloj pretendimi, thjesht një zënkë e vogël

Ju ka dhunuar bashkëshorti?

Jo absolutisht

Kështu jeni shprehur para policisë?

Nuk ka asnjë lloj dhune. S’është jeta fushë me lule, kamerat i kam vendosur vetë. Nuk kam qenë mirë nga trutë e kokës.

Pse ua theu vëllain telefonin para pak kohe?

E theva vetë telefonin. Për qejf, se më do qejf

A e ke tradhtuar bashkëshortin?

Jo, jam shumë e sigurt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *