Policia nis aksionin në Durrës, Velipojë dhe Golem/ Evidentohen 11 parcela pa leje, sekuestrohen shezlongë dhe çadra

Ka nisur këtë paradite në Durrës, Velipojë dhe Golem ka nisur aksionin për verifikimin e hapësirës publike në brezin rënor për shezlonget.

Në Durrës aksioni po zhvillohet nga Ura e Dajlanit tek Iliria. Në terren janë dy grupe me policë bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, teksa kjo e fundit është iniciatore e këtij aksioni.

Ky aksion vjen një ditë pas deklaratës së kryeministrit Rama për vrasjen në Velipojë, nga ku mbetën të vrarë katër persona, të cilët konfliktuan për hapësirën rënore.

Në Kavajë janë evidentuar 11 parcela pa leje dhe janë hequr 550 shezlongë e 280 çadra.

Kontroli filloi tek Përroi i Agait në drejtim të Karpenit dhe do të vijojnë në gjithë vijën bregdetare.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Golem, Kavajë

Në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nis faza e dytë e operacionit  për lirimin e hapsirave  bregdetare  të zaptuara në mënyrë të kundraligjshme me  shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim  të zaptimit  të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar  nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, prej mëngjesit të sotëm ka nisur kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem.

Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të Karpenit, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 11 parcela pa leje ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra.

Operacioni vijon pa probleme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *