Parashikimi i Nostradamusit për Mbretin Charles pas diagnostikimit me kancer!

Një filozof i shekullit të 16-të parashikoi se mbretërimi i mbretit Charles mund të marrë fund para kohe, këtë vit pas diagnozës së tij me kancer. Nostradamus, i cili parashikoi ngjarje duke përfshirë 11 shtatorin dhe krizën e kostos së jetesës, shkroi 942 parashikime për të ardhmen në librin e tij Les Propheties në 1555-ën.
Ai shkroi se: “Mbreti mund të largohet me forcë në 2024-ën!”
Në libër thuhet:”Mbreti i Ishujve i dëbuar me forcë… i zëvendësuar nga ai që nuk do të ketë asnjë shenjë mbreti.”
Eksperti Mario Reading e analizoi pasazhin dhe e interpretoi: “Për shkak se ata nuk e miratuan divorcin e tij, një njeri që më vonë e konsideruan të padenjë; Populli do të dëbojë mbretin e ishujve; Do ta zëvendësojë me një njeri që nuk e priste kurrë të bëhej mbret.”

Parashikimi i Nostradamusit: Mbreti Charles do të abdikojë në
Parashikimet e Nostradamusit për mbretërit shpeshherë kanë rezultuar të vërteta.
“Mbretëresha Elizabeth II do të vdesë, rreth 22-shit, në moshën rreth 96-vjeçare”, thuhet në parashikim, sipas analistit Mario Reading. Por Nostradamus ka parashikuar se Mbreti mund të abdikohet dhe fronin mund ta marrë princ Harry, pavarësisht se tani është i pesti në radhë, përcjell dritare.net
Buckingham Palace konfirmoi mbrëmë se mbreti Charles ishte diagnostikuar me kancer pas operacionit të tij të fundit për zmadhimin e prostatës. Pallati ka refuzuar të konfirmojë llojin e kancerit, por ata thanë se monarku dhe mjekët e tij janë shumë pozitivë pasi filluan trajtimin ambulator dje. Mbreti do të fillojë së shpejti një plan trajtimesh për gjendjen e tij dhe do të tërhiqet nga detyrat publike për një periudhë. Ndërkohë, Princi William do të fillojë angazhimet publike, me gruan e tij, Princeshën Kate, ende duke u rikuperuar pas operacionit abdominal. Por Buckingham Palace ka këmbëngulur se Mbreti nuk do të emërojë këshilltarë të shtetit për të marrë ndonjë ngarkesë pune.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *