Në Gjykatën e Posaçme sot do të zhvillohet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha në hetim për aferën ‘Partizani’. Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie kërkon leje për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit.
Seanca pritet të nisë rreth orës 14:30, ndërsa avokatët kërkojnë për herë të katërt kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Kujtojmë se seanca e 1 shkurtit në GJKKO u shty nga gjyqtarja Gjoka pasi me argumentin se fletëthirrjen që do të zhvillohej seancë gjyqësore e ka firmosur Argita Berisha dhe jo vetë ish-kryeministri. Kujtojmë që më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare. Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.
Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.