Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. • Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku”. • Dyshohet se shenjestra ka qenë Selami Brahimi, i cili mbeti i plagosur pasi ndodhej në makinën tip “Citroen” që u qëllua. • I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia. • Në njoftim thuhet se në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë të cilët po hetojnë rastin. • Gjithashtu bëhet me dije se po këqyren kamerat e sigurisë dhe po bëhet kontrolli i zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. • Drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj, tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë dhe po pyetën dëshmitarët dhe vetë i plagosuri, Selami Brahimi.
Lidhur me të shtënat e ndodhura mbrëmjen e sotme në Shkodër, ka reaguar edhe drejtori i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj.
Ai tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë dhe po pyetën dëshmitarët dhe vetë i plagosuri, Selami Brahimi.