SPAK ka mbyllur hetimet për ish-avokatin, Alban Bengasi, i cili pagoi Nuredin Dumani për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij Blerta Ruçi. Bengasi akuzohet veprat penale “Dhuna në familje”, duke bashkëpunuar me grup kriminal, për të dhunuar ish-partneren, e cila ka marrë dëmtime në fytyrë dhe tek dhëmbët.
Po ashtu në këtë krim është përfshirë edhe një personi tjetër, shok i të bashkëhetuarit Elio Bitri, i paidentifikuar deri më tani, i cili shfaqet në rolin e ndihmësit.