“Prokuroria e Posaçme kërkon rikthimin në burg të Jamarbër Malltezit. Në gjykatën e Lartë është caktuar data e rekursit që do të mbahet më 5 mars në orën 12.30.
Rekursi i SPAK për Malltezin do të shqyrtohet nga Sokol Binaj, Sandër Simoni dhe Ilir Panda.Në rekursin e dorëzuar Gjykatës së Lartë, dy prokurorët e çështjes u shprehën se ai kreu korrupsion duke bashkëpunuar me funksionarin më të lartë.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Malltezin. Nga ana tjetër ai dorëzoi rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës “arrest shtëpie”.