Shumë prej nesh zbulojmë informacione rreth vetes ku pranojmë të ashtuquajturat ‘Cookies’ (biskotat), të kontrollojnë aktivitetet tonë në faqet e ndryshme të internetit. Pjesa e parë e këtyre ‘Cookies’ lejojnë që faqet e internetit të ruajnë detajet përsa i përket interaktivitetit tonë në faqe. ‘Cookies’ janë skedarë të vegjël të ruajtur në kompjuterin tuaj ose në pajisjen që shkarkohen nga shfletuesi i Internetit kur vizitoni një faqe në internet. Ata përmbajnë sasi minimale informacioni që përdoret kryesisht për të ndihmuar dhe mbështetur efikasitetin e faqeve të internetit.
Në këtë mënyrë duke pranuar ‘Cookies’ ata ju bëjnë të mundur që herën tjetër që vizitoni një faqe të caktuar nuk do të keni nevojën të filloni kërkimin nga fillimi. Por ka dhe Cookies që janë të krijuar nga domenët që ndodhen në brendësi të faqes që ju po vizitoni. Kur vizitoni faqet internetit mund të vëreni disa cookies që nuk kanë të bëjnë me të, sepse palët e treta mund ti përdorin për të mbledhur dhe përdorur informacione për aktivitetet tuaja në faqet e internetit. Pas tyre qëndron një kompani marketingu apo një kompani partnere me faqen apo aplikacioni e pjesës së parë të Cookies (për të cilën folëm më lart).
Cookies të Palëve të Treta mbledh lloje të ndryshme të të dhënave, kryesisht të anonimizuara, bazuar në sjelljen tuaj në internet dhe këto informacione mund të ndahen me këto ose palë të tjera të treta që ndihmojnë organizatat të përmirësojnë produktet dhe shërbimet, ose t’ju ofrojnë juve dhe të tjerëve material të personalizuar të marketingut, të tilla si reklama të lidhura me interesat.
Kjo kompani do të marrë të dhënat tuaja, nëse ju klikoni qoftë edhe mbi një dritare të padukshme. Në këtë mënyrë reklamuesi do të zotërojë një përmbledhje të rutinës suaj në rrjetet sociale, të dhëna që keni ndarë në Facebook apo në media të tjera sociale.
Këto kompani vazhdimisht kërkojnë të vlerësojnë popullaritetin e produkteve të tyre dhe se si kjo ndryshon bazuar në faktorë të tillë si mosha, gjinia, gjatësia, pesha, puna dhe hobi i një klienti. Duke klasifikuar dhe grumbulluar këtë informacion, reklamuesit përmirësojnë algoritmet e tyre të rekomandimeve, duke përdorur “sisteme rekomanduesish” që synojnë klientët e duhur me reklamat e duhura. Kështu mënyra se si navigoni dhe pranoni Cookies në faqe të ndryshme internet, ju jepni mundëisnë kompanive të ndryshme të kenë më shumë të dhëna rreth jush. Mediat sociale e dinë sjelljen tuaj, pavarësisht nëse i thoni ato me ze të lartë apo jo. Ai gjithashtu vëzhgon interesat e përbashkëta që keni me miqtë dhe faqet që tashmë ju pëlqejnë.
Këtë eksperiencë ka ndarë edhe Robert Revee i cili zbulon se duke pranuar ‘Cookies’ tregojmë më shumë të dhëna se sa në mediat sociale.
/Priza.al/