Selman Mihana është ekonomisti i cili u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm (10 shkurt) në firmën e përpunimit të inerteve në Kurbin. Ndërsa pronari i plagosur është identifikuar si Ardian Gjeloshi. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa efektivët ndodhen në vendin e krimit.
Fabrika e përpunimit të inerteve është e pajisur me kamera sigurie, që mund të kenë filmuar autori/ët e ngjarjes së rëndë. Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea kanë shkuar në ndihmë të policisë vendore që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Krimi ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në fshatin Gurez. Ekonomisti i firmës Selman Mihana, rreth 70 vjeç, ka humbur jetën pasi u qëllua me armë. Ndërsa është plagosur pronari Ardian Gjeloshi, rreth 51 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.