Me 21 mars asteroidi do t’i afrohet planetit tokë, çfarë duhet të dini

Një asteroid pritet që t’i afrohet tokës në datën 21 mars. Megjithatë, sipas shkencëtarëve nuk pritet që ky asteroid të përbëjë një rrezik për planetin.

Kjo sepse do t’i afrohet tokës në një distancë prej rreth 1.25 milion milje ose 2 milion kilometra, e për pasojë nuk ka rrezik që të përplaset me tokës as tani, por as në shekujt që vijë. Asteroidi i quajtur 2001 FO32, është zbuluar 20 vjet më parë dhe që prej asaj kohe është mbajtur në vëzhgim nga shkencëtarët.

Kjo skemë përshkruan orbitën e zgjatur dhe të pjerrët të 2001 FO32 ndërsa udhëton rreth Diellit (elipsa e bardhë).

Referuar studimeve dhe analizave të kryera, pas vizitës së tij të shkurtër në 21 mars, 2001 FO32 do të vazhdojë udhëtimin e tij të vetmuar, duke mos ardhur më afër Tokës deri në 2052.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *