‘Droni edukues’ ndëshkon shkelësit e rregullave të kodit Rrugor. Nuk shpëtojnë as këmbësorët!

Shkeljet rrugore të disa shoferëve që nuk respektojnë sinjalistikën në rrugë janë evidentuar nga ‘Droni Edukues’.

Siç shihet nga këto pamjet të kapura nga droni edukues shihet qartë sesi shoferët shpesh herë nuk pozicionohen në korsinë e duhur kur kanë për qëllim të kthehen majtas ose djathtas. Po ashtu janë gjobitur edhe këmbësore të cilët kapërcejnë karrexhatën jashtë vendkalimeve të caktuara për këmbësorë.

“Në përpjekjen tonë të vazhdueshme për të rritur sigurinë në rrugë, ne kemi përdorur teknologjinë më të fundit të dronëve për të identifikuar dhe ndërgjegjësuar mbi dy shkelje të zakonshme që rrezikojnë të gjithë përdoruesve të rrugës. Përmes “Dronit Edukues”, ne kemi kapur pamje të qarta nga lart të sjelljeve që duhet të ndryshojnë.

1. Neni 152 i Kodit Rrugor: Drejtuesit e mjeteve shpesh nuk zënë pozicionin e duhur në korsi kur kanë për qëllim të kthehen majtas ose djathtas. Kjo sjellje jo vetëm që shkakton konfuzion dhe bllokim të trafikut, por rrit edhe rrezikun e aksidenteve.

2. Neni 188 i Kodit Rrugor: Këmbësorët që kapërcejnë karrexhatën jashtë vendkalimeve të caktuara për këmbësorë. Kjo veprimtari rrezikon sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Përmes këtyre pamjeve, “Droni Edukues” synon rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut dhe të inkurajojë një sjellje më të sigurt dhe më përgjegjëse nga të gjithë. Ne të gjithë kemi përgjegjësi për të mbajtur rrugët tona të sigurta. Le të marrim këto mesime dhe të punojmë së bashku për një ambient më të sigurt dhe më miqësor në rrugë”, njofton policia.

https://www.facebook.com/share/nafkwMuJTYgpzuM9/?mibextid=roAVj8

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *