Altin Çoku personazhi i Tik-Tok që dyshohet se shantazhoi të renë në Kamzë e cila u vetëvra, është ndaluar nga policia.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë reagoi ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili thotë se janë të domosdoshme ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës online.
“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt”, shkruan ministri Balla.