Ish-partnerja i përgjigjet Meritonit: Kujdestaria më përket vetëm mua, ti nuk ekziston për djalin!

Ish-partnerja dhe nëna e djalit të Meriton Mjekiqit, Egesta në një reagim në Instastory, deklaron se moderatori nuk ekziston në jetën e djalit dhe se kujdestaria i përket asaj.

“Ai(Meritoni) nuk ekziston në jetën e tij (djalit). Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta, vendimet për Loarin”, shkruan ajo.

Së fundmi, gjatë një bisede me Ledjonën në BBV, Meritoni u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se nëse do të bënte një tatuazh, do e lidhte me portretin e djalit.

“Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”, tha moderatori.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *