Daja e 27-vjeçares që u vetëvra pas publikimit të fotove intime në rrjetet sociale kërkon drejtësi. Ai ka treguar se familja nuk ka pasur dijeni që vajza të ketë pasur një lidhje me personazhin e TikTok, i cili i publikoi edhe foton.
Ai kërkon që personazhi i TikTok, Altin Çoku të dënohet me burg përjetë ose do bëjë vetëgjyqësi.
Pjesë nga deklarata për mediat:
Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar personi në fjalë. Nuk e di kush është, as nuk kam lidhje.
Prej sa kohësh jetonte në këtë godinë?
Në shtëpinë e mamasë vet ka jetuar 1 muaj, është e martuar ka një vajzë dy vjeçe. Ka ardhur nga Kosova te nëna e vet me pushime.