I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për mediat serbe ka deklaruar se veprimet e njëanshme nga ana e Serbisë dhe Kosovës, do të kenë pasoja.
Deklarata e Escobar vjen pas vendimit për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, duke theksuar se këto të fundit duhet të komunikohen me afate, në mënyrë që të mos prekin popullatën.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese,” tha ai.