Motra e Samir Sulës flet për mediat spanjolle: Zemra e humbur e tij,
Motra e të riut shqiptar të riatdhesuar pa organ ka arritur t’i transferojë zemrën e vëllait në vendin e saj, por nuk kanë mundur të bëjnë testin e ADN-së, citon media spanjolle ABC. Familja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare që të dërgojnë një mostër të zemrës në laboratorë të tjerë evropianë për analiza por vendi ballkanik refuzon.
Familja e Saimir Sulës, të riut shqiptar që vdiq në Spanjë në vitin 2020 dhe u riatdhesua në vendin e tij pa zemër, shpresonte që pas gati katër vitesh të vështira procesesh gjyqësore dhe institucionale për zbardhjen e çështjes, autoritetet ballkanike do ta ndihmonin atë. Verën e kaluar, një komision ekspertësh nga vendi ballkanik udhëtoi për në Barcelonë për të marrë zemrën, në mënyrë që motra e tij, Majlinda Sula të kryente testin e ADN-së, nëse organi është i tij, si dhe shkaqet që e çuan Saimirin drejt vdekjes. Sipas familjes, kur zemra mbërriti në Shqipëri, ata nuk mund të kryenin testin e ADN-së për shkak të mungesës së mjeteve teknike.
“Nuk kanë mundur ta ndajnë zemrën nga formalina, një kimikat që përdoret për të ruajtur organet dhe indet, sepse teknikisht nuk munden dhe kjo e ka bërë të pamundur kryerjen e testit”, denoncon motra.