Halil Koka mbeti i vrarë pas një sherri të momentit me thika mesditën e sotme në Lagjen 4 në Durrës, pranë shkollës ‘Jusuf Puka’. Halil Koka ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin Ilir Koçilja, 34-vjeç.
Sherri fillimisht ka nisur me konfrontim fizik e më pas ka agravuar në përdorimin e thikës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Njoftimi zyrtar:
“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”- njofton policia.