Senati italian i ka dhënë sot dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri, me 93 vota pro dhe 61 kundër dhe asnjë abstenim.
Protokolli, i mbështetur nga kryeministrja Giorgia Meloni, për emigrantët, parashikon krijimin e një kampi në portin e Shëngjinit. Marrëveshja do t’i kushtojë Italisë rreth 650 milionë euro.