Arrestimi i Ibrahim Licit, vëllai: Nuk u kap, u vetëdorëzua në Turqi pasi i rrezikohet jeta!

Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit ka deklaruar se ky i fundit nuk është arrestuar nga policia po është vetëdorëzuar në Turqi për të kërkuar azil, pasi nuk ndihet i sigurt në Shqipëri.

Në deklaratë, Lici thekson se vëllait të tij i rrezikohet jeta në Shqipëri, ku pretendon se Ibrahimi është i pafajshëm dhe nuk ka kryer asnjë vrasje.

“Vëllai im nuk është arrestuar siç deklaroi me bujë Policia e Shtetit në Shqipëri, por është vetëdorëzuar tek autoritetet turke me qëllim për të kërkuar azil pasi nuk ka besim tek shteti dhe qeveria shqiptare. Shteti në Shqipëri është vërtetuar se bashkëpunon me bandat kriminale ndaj Ibrahimi ka vendosur që të vetëdorëzohet në Turqi. Në Shqipëri vëllait tim i rrezikohet jeta dhe në këtë mënyrë ka vendosur që të vetëdorëzohet. Nuk është e vërtetë se është arrestuar, por si gjithmonë policia kërkon që t’i bëjë të bujshme edhe pse nuk ka asgjë të vërtetë. Vëllai im është i pafajshëm pasi nuk ka kryer asnjë vrasje dhe kjo është e vërtetuar por drejtësia shqiptare nuk do që t’i marrë parasysh. Ibrahimi do të ndjekë procedurat e azilkërkuesit në Turqi dhe nuk mund të ekstradohet pasi në Shqipëri jeta e tij është në rrezik nga bashkëpunimi i shtetit me bandat kriminale”, deklaron ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *