Shqipëria si Serbia? Ministri Peleshi zbulon a do të rikthehet shërbimi i detyruar ushtarak

Rikthimi i shërbimit të detyruar ushtarak ishte një nga temat e nxehta për të cilat ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u pyet në “Ditari” i A2CNN, gjatë lidhjes nga Ministeriali i NATO-s në Bruksel.

Nisur edhe nga një deklaratë e homologut të tij serb, Millosh Vuçeviç, që në fillim të vitit njoftoi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për qytetarët me afat 4-mujor, Peleshi tha se ka një hap tjetër që Shqipëria do të ndërmarrë para se të nisë ky diskutim.

Ministri i Mbrojtjes zbuloi se qeveria ka gati një ligj që do t’i hapë rrugën krijimit të forcës rezerviste përkrah Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *