Rikthimi i shërbimit të detyruar ushtarak ishte një nga temat e nxehta për të cilat ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u pyet në “Ditari” i A2CNN, gjatë lidhjes nga Ministeriali i NATO-s në Bruksel.
Nisur edhe nga një deklaratë e homologut të tij serb, Millosh Vuçeviç, që në fillim të vitit njoftoi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për qytetarët me afat 4-mujor, Peleshi tha se ka një hap tjetër që Shqipëria do të ndërmarrë para se të nisë ky diskutim.
Ministri i Mbrojtjes zbuloi se qeveria ka gati një ligj që do t’i hapë rrugën krijimit të forcës rezerviste përkrah Forcave të Armatosura të Shqipërisë.