Blinken: Të rinjtë shqiptarë bënë ndryshimin. Sot kudo në SHBA njihet Dua dhe Mira Murati!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nga Piramida përmendi emrat e dy shqiptarëve që kanë pushtuar SHBA.

Blinken përmendi këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipë ,edhe Mira Muratin, shefen e teknologjisë së Open AI.

“Ekipi juaj u kualifikua në Europian për herë të dytë dhe herën e fundit në 2016 ishte hera e fundit ishte një sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Nuk dua të them se ka ndonjë lidhje, por ndoshta do të vij në finalen e kupës evropiane. Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në New York është një restorant shqiptar. Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin.

Të rinjtë kanë rol thelbësor për të ndryshuar Shqipërinë. Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane, kjo tregon bujarinë e shqiptarëve. Isha në ambasadën tonë dhe u takova me disa familje afgane, që presin të shkojnë në SHBA, rrugëtimi i tyre nuk do ishte i mundur pa Shqipërinë. Mënyra se si po i prisni është e fuqishme. Jam mirënjohës për partneritetin tonë për të ndihmuar refugjatët”, tha Blinken.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *