Thyen xhamat e një lokali dhe kundërshtuan policinë, pranga dy vëllezërve në Dibër

Dy vëllezër u arrestuan nga policia e Peshkopisë pasi thyen xhamat e një biznesi privat gjatë mbrëmjes së djeshme. Ata thyen xhamat e një lokali në Peshkopi për motive të dobëta dhe gjatë ndërhyrjes së policisë ata i kanë kundërshtuar me dhunë.

Policia njofton se në pranga janë vendosur një 29-vjeçar me iniciale B.S. dhe një 22-vjeçar me iniciale S.S.

Njoftimi i policisë:

Thyen xhamat e një biznesi privat si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezër. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. S., 29 vjeç dhe S. S., 22 vjeç, banues në Dibër(vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta kanë thyer xhamat e një biznesi privat ‘Bar-Restorant’, dhe gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë  për shoqërimin në komisariat të tyre, dy vëllezërit  kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër, për veprat penale “Shkatërrim prone”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *