Parashikimi i motit për sot!

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell. Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës apo mjegullinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-10m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 15°C

në zonat e ulëta -1 deri 21°C

në zonat bregdetare 3 deri 20°C.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *