Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken pas vizitës në Tiranë, ka ndarë foton në X, nga takimi me krerët e SPAK.
Blinken krahas fotos thekson se reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE.
“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkruan Blinken në X