Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë të veçantë ku Kosova feston 16 vite shtet i pavarur, qeveria e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh të cilat do të zgjasin deri në darkë. Po ashtu në njoftimin e qeverisë theksohet: Kosovë, ne të dalim zot!
Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Axhenda e plotë:
· 08:00 – Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës
· 08:20 Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës
· 08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
· 08:45 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova 08:50 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
· 09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
· 11:00 – Nderime te Monumenti “Heroinat”
· 11:15 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë
· 11:25 – Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, Oborri i Kuvendit
· 12:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
· 17:00 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës 18:00 Koncerti i Pavarësisë, sheshi i Prishtinës
· 20:15 – Koncert solem i Filharmonisë së Kosovës, Prishtinë
· *Pritjet zyrtare në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.