Sekuestrimi i pasurive nga SPAK/ Jamarbër dhe Argita Malltezi bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë!

Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vendimin e SPAK, për sekuestrimin e pasurisë. Sipas gazetares Anila Hoxha, çështja është në Gjykatë në 14 shkurt, ndërsa ende nuk është e ditur të dhënat e gjyqit.

Dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha i janë sekuestruar asete pasurore, mes tire llogari bankare, vilë, apartamente, por edhe aksione të shoqërive që janë nën hetim për dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Malltezi më herët ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për kthimin e celularit, kompjuterin dhe dërgimin e të tjerave të tjera nga SPAK, por është refuzuar.

 

Një rekurs tjetër, Malltezi e ka dërguar në Gjykatën e Lartë, për komentet e tyre janë “arres në shtëpi”, ku nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs për rikthimin në burg të tij, që do të vazhdojë më 5 mars në orën 12.30. 

Ndaj Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhet me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani./TCH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *