Pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia, Leka Zogu nuk fshihet më në daljet publike me të dashurën e tij të re, fotografen Blerta Celibashi. Kjo e fundit njihej si “fotografja e PD” dhe më pas “Familjes Mbretërore”. Por tanimë njihet si vajza që i vodhi zemrën Lekës. Pasi ai ka konfirmuar zyrtarisht divorcin me aktoren Elia, ai është shfaqur së bashku me fotografen Blerta Celibashi edhe rrugëve të kryeqytetit. Të dy të kapur dorë për dore duket se po shijojnë haptazi romancën e re pa u ndikuar nga askush. Prej muajsh, emri i tij ka qenë kryefjalë e mediave të shtypit rozë.
Shkak është bërë ndarja e bujshme e tij me Elia Zaharian. Pas 15 vitesh, Leka dhe aktorja kanë vend të ndahen. Që pas lajmit, Leka ka preferuar që të qëndrojë në mënyre më të larguar nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe dritën e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më parë.Dyshja janë parë së bashku për herë të parë në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjet e tyre.
Fundmi, fotografja ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”, si duket një “përgjigje” ndaj thashethemeve që qarkullojnë rreth saj. Ndërkohë, ka marrë komenti, si ndaj saj Le të përballet, edhe si konfirmim i romancës së tyre.