Njihuni me qengjat ‘shumëngjyrësh’, rrjetet sociale po çmenden mbas tyre

Fermerja australiane, Tracey Kruger kujdeset për mijëra qengja të vegjël në pronën e saj në Victoria, Australi. Puna e saj përfshin shpëtimin e disa qengjave që janë braktisur nga nënat e tyre, dhe ti ushqejë ato për ti rikthyer në shëndet të plotë. Ajo shpjegon se ndonjëherë kur delet lindin qengja binjakë, njërin prej tyre e largojnë.

Ajo filloi të ndajë historitë e tyre në mediat sociale dhe njerëzit në të gjithë botën gjetën gëzim në videot e saj,  veçanërisht fotografitë e qengjave të veshur me triko shumë ngjyrëshe, të cilat shërbejnë për ti mbajtur ngrohtë. Tracey thotë se veshjet i blen në dyqanet e bamirësisë për fëmijët. Kur ajo filloi ti publikonte në rrjetet sociale, qengjat e saj morën vëmendjen e shumë fansave. Tani ndjekësit e saj i dërgojnë në shtëpi triko, të cilat më së shumti i thurin vet.

/Burimi BBC/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *