Parashikimi i motit për sot!

Për javën që po nisim vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.Dita e Martë me mot me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh si dhe prani të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në jug.

Në jug reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në veri me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina (ditën e Premte) era pritet të jetë intensive me shpejtësi 12-16m/sek.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *