Dje banorët e Big Brother VIP 3 janë vënë përballë një sfide mjaft të vështirë.
Ata duhet të mos reagonin ndaj çdo gjëje të jashtëzakontë që Vëllai i Madh vendos në shtëpi. Mirëpo, disa prej tyre nuk e kanë pasur aspak të lehtë. Në shtëpinë e Big Brother u fut moderatorja Bora Zemani dhe Romeo nuk duhet të reagonte. Në pamundësi për t’i folur dhe përqafuar, Romeo shpërtheu në lot, ndërsa banorët e tjerë tentuan të shpërqëndronin situatën.
Më herët në shtëpi u fut edhe Rita Lati, vëllai i Ilnisës, zëri i djalit të julit, Dashnor Diko etj, me të cilët banorët nuk duhet të reagonin.