Berisha: Ne inaugurojmë sot misionin tonë, luftojmë pa kthim të mosbindjeve civile kundër diktaturës së dytë!

Sali Berisha: Të dashur miq, këto dy vite ju zgjodhët të zgjidhnin, zgjodhët të pamundurën, zgjodhët Davidin në betejën me Golian, vetëm e vetëm se pse ju besoni te e vërteta.

Ju keni 10 vite në opozitë të pamerituar, topitëse, por edhe besëprerë. Ju keni fëmijë, ju keni 1001 derte dhe halle, me punë dhe pa punë, me para dhe pa para, të sëmurë, me ilaçe dhe pa ilaçe.

Të gjithë ju në një moment kritik për kombin, ju zgjodhët të mbronit të vërtetën, bindet e ndershme tuajat. Në një skenar të Edi Ramës dhe mafies të akuzuar, që sinonte të asgjësonte në të vërtetën, ju vendosët të sakrifikonit interesat personale dhe të luftoni me gjoksin, ballëlartë për të vërtetën. Të bindur ishte rruga për të drejtën e dinjitetit tuaj, për të gjetur kjo situatën, sovranitetin, pluralizmin, interesin kombëtar, të ardhmen e Shqipërisë.

Ju jeni heronjtë e vërtetë.

Nderim paçi gjithmonë.

Shqipërinë e ndërtojnë shqiptarët dhe jo tradhtarët!

Miqtë e mi, për ju Shqipëria moniste është në të zezë e saj, kurse korrupsioni është i armiku më shumë, më i rrezikshëm për ju dhe për të gjithë shqiptarët.

Dhe siç është faktuar, korrupsioni i Edi Ramës është rrezik real edhe për miqtë dhe partnerët tanë kudo në botë.

Të dashur miq, duhet të kuptojë se sot është një ditë e shënuar për PD-në dhe jo vetëm. Sot është një ditë e shënuar për demokracinë. Sot është një ditë e shënuar për fatin e Shqipërisë.

Ndaj e nis fjalën time duke thënë se ky 20 shkurt është edhe më shumë se 20 shkurti i rrëzimit të shtatoreve të diktatorit. Sepse ne inaugurojmë sot misionin tonë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, luftën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë, të akuzuarit në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Betejën për çlirimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura e shëmtuar e Edi Ramës.

Ne inaugurojmë luftën popullore pa kthim për rikthimin e votës së lirë dhe çeljen e dyerve të integrimit evropian të Shqipërisë, të mbyllura nga kundërshtarët e Tiranës.

Ne në këtë protestë uragan përcjellim mesazhin për botën se populli do të rezervojë diktaturën e dytë, dmth narkoshtetin të Edi Ramës, fatin që meriton, fatin që i rezervon diktaturës komuniste 33 vite më parë.

Të dashur miq, ju jeni heronj të vërtetë të pluralizmit, sepse në ditët më të zeza për opozitën shqiptare, ju nuk u dorëzuat.

Pasi u vodhën vulën, logon e partisë, ju ndaluan emrin e kryetarit të partisë në fletën e votimit, 600 mijë para jush, nxorët përpara gjoksit shantazhit dhe presionit të narkoregjimit, por edhe mafiozët, dhe se jemi të pamposhtur.

Nderimi paçin gjithmonë mbështesin tonë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *