Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës së famshme, “Vanity Fair”.
Dua është dukur tërheqëse dhe atraktive në setin fotografik të realizuar për revistën, teksa ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive për mediumin në fjalë.
E veshur me një kostum nate ngjyrë të bardhë dhe flokët e zeza të gjata, Dua duket mëse tërheqëse në këtë kopertinë.
Lipa po shijon suksesin e klipit të saj më të fundit, “Love Again”, e cila është një prej hiteve të albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”.
Dua ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti me këngë, klipe e intervista të shumta në mediat e rangut botëror.
Albumi i saj “Future Nostalgia” vazhdon të mbetet në majë të top listave ndërkombëtare edhe sivjet, teksa vitin e kaluar u shpall albumi më i dëgjuar i një artisteje femër në Mbretërinë e Bashkuar.
/Priza.al/