Iu thyhet ëndrra në mes, tifozët anglez marrin lajmin e keq para sfidës me Ukrainën

Tifozët e Anglisë që po mendonin të udhëtonin nga Britania e Madhe në Itali për ndeshjen çerekfinale të së shtunës në Euro 2020 iu është thyer ëndrra në mes. Atyre iu është  thënë se duhet ta “shikojnë ndeshjen nga shtëpia”.

Italia ka futur Anglinë në listën e verdhë dhe për këtë arsye të gjithë udhëtarëve nga Britania e Madhe në Itali aktualisht u duhet të qëndrojnë për pesë ditë në izolim.

Në një intervistë me Sky News, ministrja e qeverisë Anne-Marie Trevelyan u kërkoi tifozëve të Anglisë të shikonin ndeshjen nga shtëpia dhe të brohorisnin për ekipin sa më shumë që të mundnin.

“Padyshim që është shumë e vështirë të mos buzëqeshësh, kur sheh të gjithë ata flamuj të mrekullueshëm që valëviten, kjo të bën kaq krenar për ekipin tonë që doli aq mirë natën e kaluar. Por me të vërtetë, kërkesa është të shikosh ndeshjen nga shtëpia dhe të brohorasësh sa më fort,” tha Anne- Marie.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *