Përgatitjet për një martesë morën një kthesë të tmerrshme, pasi një kuzhinier ra në një kazan me supë pule dhe vdiq nga djegiet e rënda. Sipas një raporti medieve lokale, Issa Ismail, 25 vjeç, ishte një nga kuzhinierët që përgatitën një darkë martese në një nga vendet më të mëdha në rrethin veri-lindor të Irakut.
Ndërsa gatuante, ai rrëshqiti dhe ra në një tenxhere gjigande me supë pule që po përgatitej për këtë rast. Nuk është e pazakontë që kazanët e mëdhenj të supës të përgatiten në dasmat e Lindjes së Mesme, të cilat zakonisht presin nga 200 deri në 600 njerëz. Ismail pësoi djegie të shkallës së tretë në 70% të trupit të tij dhe vdiq pesë ditë më vonë në Spitalin lokal Dohuk.
Anëtarët e familjes së tij folën mediat, duke thënë se Ismail ishte baba i tre fëmijëve që la pas dy vajza dhe një djalë gjashtë muajsh. “Ai ka punuar si kuzhinier për tetë vjet, ku gatuante ushqime në ahengje dasmash, funerale dhe ceremoni të ndryshme. Për dy vitet e fundit ai ka qenë duke punuar për 25,000 dinarë (rreth 17 dollarë) në ditë,” tha i afërmi i tij.
/Burimi Business Insider/ pwrshtati nw shqip Priza.al/