Edhe për ditën e enjjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira në shtim pas orëve të mesditës.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-8m/sek, pas orëve të mesditës era pritet të fitojë shpejtësi 10-12m/sek shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- në zonat malore 0 deri 16°C
- në zonat e ulëta 4 deri 19°C
- në zonat bregdetare 4 deri 19°C.