Rama për McGonigal: Do ta takoja sa herë të kthehesha mbrapa!

Në një prononcim për gazetarët kryeministri Edi Rama foli edhe për çështjen McGonigal. Rama tha se për shkak të pozicionit që ka si kryeministër i Shqipërisë, është i detyruar të takohet me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë, por mohon çdo lidhje tjetër me McGonigal.

A mendoni se do të hetoheni për këtë cështjen McGonigal, sepse McGonigal është dënuar sepse në një farë mënyre është “korruptuar” nga kryeministri i Shqipërisë. Juve thatë që i kishit dhënë para një miku…

Rama: Pjesa me argëtuese e imja me ju, e di kush është? Kur vini në gojën time gjëra që s’i kam thënë dhe… Mos më ndërprit. Unë në prononcimet e mija lidhur me këtë çështje u jam referuar pikë për pikë çfarë është thënë në dokumentet e SHBA-së, sepse vetë nuk kam pasur dijeni për ato që janë thënë. E kam takuar dhe do ta takoja sa herë të kthehesha mbrapa sepse unë në takimet e mija jam kryeministri i Shqipërisë dhe duhet të takoj çdo zyrtar amerikan, europian apo vendeve aleate, jam gjithmonë gati t’i pres…

Po nuk ishin takime zyrtare zoti Kryeministër, ishin takime të fshehta?

Rama: Duhet ta pranoni që për këtë çështje ia keni futur kot.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *