Shumë njerëz ëndërrojnë që të vihen re duke performuar talentin e tyre të fshehtë dhe të dalin nga hija, për t’u bërë një ditë të famshëm.
Kjo gjë mund të ndodhë qoftë kur këndoni karaoke në një lokal, apo kur luani futboll në park, ekziston gjithmonë shpresa se do t’ju jepet mundësia e artë.
Në videon e mëposhtme, një djalë i cili siç duket zotëron artin e të bërit truke me letra, nuk ishte i gatshëm të priste që fati të ndërhynte dhe i mori gjërat në duart e tij, duke vendosur se kishte ardhur koha për t’i shfaqur aftësitë kur pa se gazetari i një televizioni po bënte lidhje të drejtpërdrejtë.
Ai nuk ishte në gjendje të siguronte hapësirën e tij dhe e shfrytëzoi momentin për të ‘ndërprerë’ një raportim dhe të kryente një seri marifetesh me letra.
Derisa reporteri i lajmeve vijon me raportimin, djaloshi i cili pozicionet diku anash – por në kamerë – fillon ta shfaq talentin e tij prej ‘magjistari’. Videoja është bërë menjëherë virale por ende nuk dihet ku është filmuar.
/Priza.al/