PD kërkesë në gjykatë: Të përshpejtohen procedurat për vulën!

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa ka dorëzuar një kërkesë për gjykatën e Lartë që lidhet me vulën e partisë.

Sefa në një deklaratë për mediat tha se gjykata duhet të përshpejtojë me procedurat për dhënien e vendimit, më mënyrë që demokratët të jenë të qartë për legjimitetin e organeve e PD.

“Është një detyrim nga Gjykata e Lartë se ka përmbushur dy muaj nga vendimmarrja. I kërkojmë të bëjë zbardhjen sa më shpejtë të vendimit. Duam që të jetë një përgjigje përfundimtare dhe pa vonesë. Kjo është kërkesa e tretë, dy të parat janë çuar më 27 janar dhe fillim të shkurtit dhe do të bëj kërkesa javë për javë derisa të shpallet vendimi. Gjykata duhet ta ketë në konsideratë përshpejtimin e procedurave.

Ky insistimi ynë në mënyrë të vazhdueshme që të gjithë demokratët të jenë të qartë në lidhje me legjitimimetin e organeve të Partisë Demokratike”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *