I ftuar në “Breaking” në Top News ka qenë i ftuar gazetari Igli Çelmeta i cili ka ndarë për publikun detaje të reja nga vrasja e Liridona Ademajt.
Ai tregon se Naimi ka zhdukur telefonin e tij dhe Liridonës dhe për këtë gjë autoritetet kosovare i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve amerikane dhe “Apple” që të zbërthejnë i-cloud-et e telefonave për të marrë më shumë informacione.
Sipas tij Naimi ka këmbëngulur që vrasja e Liridonës të ndodhte po atë ditë sepse ajo do i tregonte dikujt çdo gjë që dinte në lidhje me punët e paligjshme që ai bënte.