Ndryshon skenari: Pëllumb Meta nuk u vra nga vajza 19-vjeçare, por djali i tij i madh

Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta, duke zbuluar se autori i krimit të rëndë nuk është vajza e tij 19-vjeçare, por djali 25-vjeçar, Hysen Meta. Deri më tani, vrasjen e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, por policia ka zbuluar se qitësi nuk është ajo dhe se Hysen Meta ka pranuar ekzekutimin e babait.

“Nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer rezulton se djali i familjes ka realizuar qitjenNuk mund të japë të gjitha detajet edhe për sekretin hetimor dhe ndjeshmërisë që ka pasur ngjarja.

Edhe 19-vjeçarja është përfshirë. Arsyeja është konfliktet që kanë pasur pjesëtarët e familjes.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *