Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e 50-vjeçarit që u vra në Durrës, Blerina Metën.
Sipas Klan News, mësohet se gruaja nuk është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj, paraditen e kësaj të Shtune. Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të të ndjerit Pëllumb Meta dhe kunatës së tyre, Blerina u shoqërua nga blutë e Durrësit deri te shtëpia e prindërve të saj në Laç.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme në media. Akti tronditës i 3 fëmijëve ndaj babait datonte që më 10 Shkurt të këtij viti