Policia e Tiranës ka bërë bilancin e javës, ku janë arrestuar 15 persona për shkelje të Kodit Rrugor.
Po ashtu janë vendosur mbi 10 gjoba për shpejtësi mbi normat e lejuara, për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
Përmbledhje e veprimtarive të Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë për periudhën 18 Janar – 24 Shkurt 2024:
Vepra Penale:
• 15 persona janë arrestuar për kryerjen e veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor:
• 6 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit;
• 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
• 3 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja;
• 2 për korupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Masat Administrative:
• 10,120 masa administrative u vendosën për një gamë të gjerë shkeljesh, duke përfshirë xhama të zinj, shpejtësi mbi normat e lejuara, mos vendosjen e rripit të sigurimit, mosrrespektimin e vijave te bardha etj.
Pezullime dhe Bllokime:
• 49 masa administrative që përfshijnë pezullim të lejeve të drejtimit;
• 9 automjete u bllokuan për shkaqe të ndryshme, përfshirë për masa dhe detyrime të palikuiduara.
Kujdesi dhe përkushtimi ynë për rritjen e sigurisë rrugore është i pandalur! Le të punojmë së bashku për rrugë më të sigurta për të gjithë”, njofton policia.