Një çift e ka hedhur pas krahëve jetën normale, dhe ka zgjedhur që të jetojë ndryshe. Të udhëtojnë në çdo cep të botës, por me shtëpinë me vete, njësoj si breshka? Si është e mundur? Po, mundet.
Ato ia kanë dalë që me 16,000 £ të shndërrojnë një furgon të bardhë në shtëpinë e tyre të ëndrrave. Barista Melissa Hoareau, 23 vjeç nga Franca kishte ëndërr që të udhëtonte në të gjithë botë dhe fatmirësisht fati e deshi që të takohej me Maxime ‘Max’ Durand, 25 vjeç që kërkonte nga jeta të njëjtën gjë.
Shtëpia e tyre në një furgon është kaq e bukur dhe e veçantë, por mbi të gjitha plotëson të gjitha kushtet.