Zelensky për herë të parë në Shqipëri. Ja masat e Policisë dhe akset që do të bllokohen!

Duke nisur nga dita e nesërme Tirana do të blindohet me masa të shumta sigurie për shkak të samiteve dhe vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në kryeqytet.

Pritet që presidenti i Ukrainës të mbërrijë në Rinas mbrëmjen e 27 shkurtit ku do të marrë pjesë në samitin për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor Masat e Policisë e Shtetit do të nisin që më datë 27 shkurt, ku do të angazhohen mbi 1600 forca policore.

Të gatshëm do të jetë i gjithë reparti RENEA, por edhe FSK. Ditën e nesërme në Rinas do të zbarkojnë sektori i Antiterrorit, shërbimet e SHISH por edhe RENEA per të kontrolluar sigurinë në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë policia rrugore do të ndalojë që nga nesër parkimet në rrugët që do të bllokohen për dy samitet. Po ashtu në të gjitha pikat kufitare janë dërguar të gjitha informacionet dhe përmbajtjet e personave që dyshohet se kanë prirje ekstremiste të mos lejohen të futen në vendin tonë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *