Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 3 anëtarët e familjes Meta, të cilët akuzohet se kanë vrarë babain e tyre, Pëllumb Meta.
Sot gjatë seancës, vajza e viktimës, Hygerta Meta ka pranuar se është ajo autorja e krimit.
“Vëllai ka ardhur nga Italia. Babai më tha për fejesë e i thashë jo. Nga refuzimi që i kam bërë për fejesë babai kisha hallin se më vriste me bombol gazi. Në fund të janarit më tha për fejesë dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Erdhi babi hëngri drekë dhe u shtri. Unë mora armën, por ai nuk u befasua. I thashë çohu në këmbë, më tha ik andej. Isha dy metra larg, e qëllova, e kisha vendosur. Më pas 19-vjeçarja ka deklaruar se është penduar për krimin, por nuk ka kthim prapa. Arma ishte në sirtar në dhomë të gjumit. Babai ka pasur edhe kallash. Jam penduar, por nuk ka kthim prapa. Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”, ka deklaruar ajo.