Zelensky sot në Tiranë, detaje nga vizita e presidentit ukrainas!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vjen sot për herë të parë në Shqipëri. Vizita e presidentit Zelensky është në kuadër të samitit të Ukrainës që do të mbahet më 28 shkurt në Tiranë.

Presidenti i Ukrainës pritet të ketë disa takime bilaterale, mes të cilave me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Punimet priten të zhvillohet në ambientet e pallatit të Kongreseve, aty ku do të mbahet ceremonia pritëse, ndërsa në përfundim të sesioneve të mbyllura për mediat do të ketë edhe një konferencë e përbashkët për shtyp. Më datë 29 shkurt, do të vijohet me një tjetër samit, atë të Ballkanit Perëndimor ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit.

Fokusi i këtij takimi do të jetë tek plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit europian, ndërsa pritet të jetë e pranishme edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *