Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjus Dako është liruar nga burgu.
GJKKO vendosi sot të lërë në arrest shtëpie zotin Dako pasi ka përfunduar afatet e paraburgimit. Vangjush Dako qëndroi në paraburgim prej 6 qershorit 2023.
Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7 katësh por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish bashkëpunëtorë të tij